Kunati i Ofron Shyhrete Berishës Banesë në Prishtinë

11.08.2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kunati i Ofron Shyhrete Berishës Banesë në Prishtinë
  • Xhelal Berisha, kunati i Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës në Suharekë i ofroi sot asaj banesë në Prishtinë në seancën e gjykimit për kontestin rreth shtëpisë.Shyhrete Berisha që i mbijetoi masakrës së 26 marsit të vitit 1999 ndaj familjes Berisha në Suharekë, po kërkon me padi e në gjykatë të drejtën për ta trashëguar shtëpinë ku para luftës jetoi me burrin dhe fëmijët të cilët i humbi gjatë kësaj masakre.

    Ajo nuk ka mundur ta shfrytëzojë këtë shtëpi që 15 vjet, pasi në të jetojnë kunati dhe vjehrra.

    Në seancën e sotme Xhelal Berisha i ofroi kunatës së tij një banesë të mobiluar prej 50 metrash katrorë që tha se ndodhet në qendër të Prishtinës.

    Ai deklaroi se nëse Shyhrete Berisha e pranon këtë ofertë, mund të vendoset menjëherë në këtë banesë.

    “Këtë po e bëj për hir të familjes Berisha,” tha Xhelal Berisha.

    Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës, tha se lidhur me ofertën për banesë në Prishtinë do të bisedojë me klientin e tij.

    “Nëse pajtohet me këtë ofertë të propozuar për banesë do t’i njoftoj palët dhe gjykatën me kohë,” tha Qelaj.

    Ai tregoi se Shyhrete Berisha aktualisht ndodhet në Gjermani.

    Gjyqtari Shaban Zeqiraj u bëri apel Xhelal Berishës dhe avokatit të Shyhrete Berishës që për hir të familjarëve të vrarë t’i lënë anash inatet personale dhe ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, transmeton kallxo.com.

    Xhelal Berisha edhe në janar i kishte ofruar banesë në Suharekë Shyhrete Berishës në këmbim të tërheqjes prej saj të padisë, por kjo ofertë e tij nuk ishte pranuar.

    Berisha me anë të avokates së tij në dhjetor të vitit të kaluar ia ofroi kunatës së tij të drejtën e përjetshme deri në vdekje për shtëpinë kontestuese, por një gjë të tillë avokati i Shyhretes atëherë e quajti lëmoshë, duke thënë se Shyhrete Berisha në shtëpinë të cilën po e kërkon jetoi 17 vjet dhe rriti katër fëmijë.

    Seanca e radhës e këtij procesi është caktuar për 28 shtator. Në të pritet të marrë pjesë edhe Shyhrete Berisha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare