Një nënshtetas 52-vjeçar belg ka arritur të “blejë” vdekjen e tij në Shqipëri.
Ish-hetuesi i policisë gjyqësore të Belgjikës, Guido V.L, i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, ka mundur që në bashkëpunim me një mjek shqiptar të sigurojë certifikatën e tij të vdekjes.
I arratisur drejt Shqipërisë një vit më parë, ish-oficeri e inskenoi vdekjen për të shmangur dënimin e mundshëm nga drejtësia belge e cila kishte nisur ndaj tij hetimin për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.
Por më pas një koleg i tij e ka njohur në një kafene në Belgjikë dhe ai është prangosur.
Ish-hetuesi pranoi se kishte inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri duke falsifikuar dokumentet me ndihmën e mjekut.
Për këtë Gjykata e dënoi me një vit burg dhe me gjobë prej 500 euro./Oranews/