Gratë përballë sfidave të të bërit biznes

10.08.2015 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gratë përballë sfidave të të bërit biznes

Me gjithë iniciativat e ndryshme të mbështetura nga institucionet shtetërore, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, për inkurajimin e grave që të fillojnë ndonjë biznes, gratë në Kosovë hezitojnë dhe ende ballafaqohen me barriera të ndryshme për të marrë primatin e ndonjë kompanie.

Sipas të dhënave të shoqërisë civile, rreth 13 për qind e kompanive në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave.

Hamide Latifi, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “ Gratë në Biznes” për Radion Evropa e Lirë thotë se kompanitë që udhëhiqen nga gratë, në të shumtën e rasteve janë biznese të vogla që merren me prodhimin e ushqimit, shërbimeve dhe industrisë se tekstilit.

Ajo thotë se gratë janë të interesuara për hapjen e bizneseve,por mungon ndonjë program apo fond i veçantë që ndihmon gratë për fillimin e ndonjë biznesi të ri.

“Megjithatë ka nisma të caktuara të cilat janë të mirëseardhura, dhe po inkurajojnë gratë që të futën në Kosovë. Sa i përket grave dhe barrierave unë mendoj se ka barriera për gratë, mungesa e qasjes në financa, po ashtu politikat fiskale të shtetit janë një pengesë tjetër”, tha Latifi.

Një nga ndërmarrëset në Kosovë, që fillimisht ka hezituar të hapë biznes, por që aktualisht konsiderohet afariste e suksesshme është Gëzime Rexhepi- Çollaku.

Ajo është pronare e institucionit parashkollor “Bardha”në Prishtinë, në kuadër të se cilës funksionojnë shtatë kopshte për fëmijë në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe që nga viti 2005 ka arritur të punësojë 70 punëtorë.

Zonja Rexhepi-Çollaku, tregon se në fillim ka pasur dyshime për fillimin e biznesit, por më punë, guxim dhe angazhim thotë se i ka dalë përball sfidave të te bërit biznes në Kosovë.

“Gruaja është e pasigurtë që të marrë ndonjë rrezik mbi vete. Sepse një grua për të filluar ndonjë biznes duhet të ketë mbështetjen e dikujt, qoftë familjarëve apo bashkëshortit, varësisht nga statusi i saj”.

“Pastaj, ekziston frika që të huazojë para nga bankat e ndryshme sepse është frika nga dështimi. Por, nëse gruaja nuk ka përkrahje financiare nga institucionet ose organizatat joqeveritare frika është shumë e madhe”,thekson ajo.

Në anën tjetër, paragjykimet e shoqërisë dhe mungesa e hipotekave për marrjen e kredive janë disa nga problemet, me të cilat ballafaqohen gratë biznesmene.

Zonja Rexhepi-Çollaku konsideron se pavarësisht sfidave në këtë fushë, femrat duhet të jenë të guximshme për të themeluar bizneset e tyre.

“Së pari duhet të jetë e përgatitur më profesionalisht, ta njeh punën me të cilën do të ballafaqohet me sfidat e profesionit, pastaj të ketë guximin për investime, të qëndrojë përball sfidës së investimeve të mëtutjeshme”.

“Në rast se nuk investon në biznes në aspektin material dhe profesional, ai biznes do të ketë jetë të shkurtër. Kjo për arsye se biznesi vazhdimisht kërkon risi dhe investime”, thotë ajo.

Ndryshe, edhe disa banka komerciale në Kosovë kanë organizuar programe dhe trajnime për ndërmarrësi të femrave dhe njëherësh aplikojnë procedura /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë