U shënua 70 vjetori i hedhjes së bombës atomike në Nagasaki

10.08.2015 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
U shënua 70 vjetori i hedhjes së bombës atomike në Nagasaki

Në qytetin Nagasaki në Japoni është mbajtur një ceremoni për shënimin e 70 vjetorit të hedhjes së bombës atomike.

Në këtë ceremoni, e cila u mbajt më 9 gusht e që organizohet për çdo vit, kanë marrë pjesë persona të mbijetuar, mysafirë ndërkombëtarë e të tjerë.

Në orën 11:02 është mbajtur një minutë heshtje.

Në këtë kohë Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur bombën atomike, me ç’rast janë vrarë 70 mijë njerëz dhe ka ndikuar në kapitullimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Në sulmin e parë me bombë atomike në qytetin Hiroshima, tri ditë para sulmit në Nagasaki, ishin vrarë 140 mijë vetë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka shfrytëzuar këtë përvjetor për ta përsëritur synimin “për ta udhëhequr botën në përpjekje kah çarmatosja bërthamore”.

“Si vend i vetëm në botë, që ka përvojë nga bomba atomike gjatë luftës, dhe zbatimin e tri parimeve tona atomike, i kam ripërtërirë përkushtimet tona për ta udhëhequr botën në përpjekje kah çarmatimi bërthamor me qëllim që të ndërtohet një botë pa armatim atomik”, tha Shinzo Abe, duke folur në ceremoninë në Nagasaki, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të sulmit me bombë atomike.

Prefekti i Nagasakit, Tomisha Taue, ka shprehur shqetësim se pacifizmi i Japonisë “ka filluar të lëkundet”.

Në këtë aspekt, ai ka theksuar se parlamenti i këtij vendi aktualisht po e diskuton një legjislacion me të cilin shqyrtohet lejimi, që ushtria të luftoj matanë oqeanit, për të parën herë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Aktualisht ka debat në parlamentin tonë lidhur me legjislacionet, që do ta ndryshojnë natyrën e sigurisë sonë kombëtare. Ekziston, po ashtu, shqetësim në rritje se përkushtimi ynë i para 70 vitesh, ideali i kushtetutës sonë paqësore, po fillon të lëkundet. Kërkoj nga qeveria dhe parlamenti t’i dëgjojnë shqetësimet, brengat dhe debatin e njerëzve, dhe ta përdorin mençurinë e tyre në mënyrë të kujdesshme dhe të sinqertë”, tha Tomisha Taue.

Në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, po ashtu, është kërkuar tërheqja e armatimit bërthamor.

“Me gjithë zemër u bashkohem juve në jehonën e thirrjes globale: jo më Nagasaki dhe jo më Hiroshima”, ka shkruar Ban Ki-moon, në mesazhin e tij, që u lexua nga Kim Wom-soo, përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet e çarmatimit.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 75 vendeve, përfshirë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Japoni, Caroline Kennedy, dhe nënsekretaren amerikane të shtetit për kontrollin e armatimit dhe sigurinë ndërkombëtare, Rose Gottemoeller.

“Derisa ne i përkujtojmë ata që u zhdukën në Nagasaki dhe i përkujtojmë të gjitha viktimat e Luftës së Dytë Botërore, ne përsëri e shprehim përkushtimin tonë për të punuar kah një botë, ku të gjithë njerëzit do të jetojnë në paqe”, tha ambasadorja Kennedy, nëpërmjet një deklarate./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë