Skënderbeu me entuziazëm europian në trofeun e parë sezonal

E publikuar: 10/08/2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përgjithësi një skuadër ndryshon gjatë verës për të dhënë më të mirën gjatë sezonit, pasi ka nevojë për kohën e duhur që të konsolidohet. Por kjo nuk ndodh me Skënderbeun, që ka ndryshuar shumë pak krahasuar me edicionin e shkuar. Largimi i Peter u pa si një minus i madh për kampionët, por drejtuesit e korcarëve kanë ditur të kompletojnë më së miri skuadrën, madje duke e bërë më cilësore sesa ishte. Afrimi i sulmuesit Hamdi Salihi e ka bërë më të frikshëm formacionin e Mirel Josës, gjë që u konfirmua edhe nga paraqitja në Champions League.

Kampionët kanë shkruar historinë në kompeticionet europiane pasi tashmë minimalisht kanë siguruar pjesëmarjen në Europa League, dhe janë në ndjekje të ëndrrës Champions për të qënë në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Nisur nga rëndësia e javëve në vijim pritet që ndaj Lacit formacioni të mos ndryshojë krahasuar me edicionin e shkuar, pasi Salihi apo dhe ndonjë titullar të qëndrojë pushim. Esquerdinha është i dëmtuar kështu që Arapi mund të përdoret lehtësisht duke qenë se për europën është ende i pezulluar. Por më shumë se nga emrat skuadra ka ndryshuar në mentalitet, pasi tashmë është një skuadër europiane dhe gati të shkruajë historinë e futbollit shqiptar në kompeticionet europiane.

Superkupa nuk është më një fiksim dhe trofeu i parë sezonal mund të synohet edhe me entuziazmin që përcjell kjo verë./ss/