Cmenduria e City-t, 45 mln Paund për De Bruyne

E publikuar: 09/08/2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City është gati të bëjë cmendurinë e radhës në këtë merkato vere. Drejtuesit e Citizens janë gati të shpenzojnë 45 milionë Paund për sulmuesin e Wolfsburgut, Kevin de Bruyne. Një ofertë e tillë vështirë se do të mund të refuzohet nga klubi gjerman, që mund ta zyrtarizojë gjatë javës shitjen e sulmuesit belg. Në Manchester janë të bindur për realizimin e këtij transferimi, aq sa po aludojnë për debutimin e 24-vjecarit në javën e dytë të Premier Leagues kundër Chelseat, skuadrës ku De Bruyne nuk arriti të linte gjurmë para se t’u bashkohej Ujqërve në Bundesligë.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho e justifikoi shitjen e De Bruyne duke u shprehur se lojtari nuk u përshtat në futbollin anglez, por te City janë të bindur se belgu ka fituar shumë eksperiencë me Wolfsburgun dhe se do të shpërthejë edhe në Premier League, duke e ndihmuar formacionin e Pellegrinit që të fitojë titullin kampion. Sipas “Daily Star”, De Bruyne do të nënshkruajë një kontratë 6-vjecare me Citizens nga e cila do të përfitojë 140 mijë Paund në javë./ss/