Serbë të Kosovës kundër AKS-së, duan vetëm Serbi

07.08.2015 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbë të Kosovës kundër AKS-së, duan vetëm Serbi

Ministri në Qeverinë e Kosovës dhe koordinatori i Ekipit drejtues për formimin e Asociacionit të Komunave serbe (AKS), Lubo Mariq thotë se është çështje ditësh kur do të arrihet marrëveshja për themelimin e ASK-së.

“Bisedimet për formimin AKS-së për ne, përfaqësuesit e Listës Serbe, aktualisht janë më të rëndësishmet. Mendoj se këto bisedime kanë të rënduara me situatën aktuale politike në Kosovë, para së gjithash mendoj për Gjykatën Speciale. Meqë Specialja është votuar, bisedimet për AKS -në, do të lehtësohen dhe me siguri shumë shpejt, në pyetje janë ditët, do të arrihet edhe marrëveshja për formimin AKS-së”, ka thënë Mariq për Rel.

Mariq ka vlerësuar se formimi i AKS-së dhe respektimi i Marrëveshjes së Brukselit është vendimtare për mbetjen e serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net. Ai ka theksuar se AKS do të duhej që bashkësisë serbe në Kosovë t’i mundësojë një organizim më të mirë, realizim interesash, mbrojtje dhe krijim të kushteve për jetë më të mirë.

Sipas fjalëve të tij, serbët në Kosovë AKS-në dhe Marrëveshjen e Brukselit e ndjejnë si në institucion që do t’i mbrojë e do t’ju mundësojë prosperitet të ardhshëm dhe mbrojtje.

“Përmes AKS-së serbët në Kosovë do të kenë të drejta shtesë nga e gjithë ajo që ekziston në ligje. Pra, AKS është institucioni më i rëndësishëm dhe trup për të gjithë serbë i Kosovës”, konsideron i cili hedh poshtë mendimet tjera se AKS është vetë një OJQ në Kosovë.

Derisa disa përfaqësues të serbëve konsiderojnë formimi i Asociacionit të komunave serbe është vendimtar për mbetjen e serbëve dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Kosovë, të tjerë mendojnë se interesi i serbëve në Kosovë mund të mbrohet më së miri vetëm me respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve të Serbisë.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, Marko Jakshiq thotë se shumica e serbëve është kundër formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Autoriteteve të sotme në Serbi AKSA u shërben në një mënyrë, para historisë, të shpërlajnë Marrëveshjen kapitulluese të Brukselit dhe që përmes AKS-së të dëshmojnë se Beogradi nuk e ka tradhtuar ose shitur Kosovën. Ajo që ne e dimë dhe që po konfirmohet nga të gjitha anët është se AKS do të kenë më pak kompetenca se sa Shoqata e Peshkatarëve pasi që Prishtina nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës cilado të jetë shkalla e kompetencave që AKS do t’i ketë”, thotë Jakshiq.
Sipas fjalëve të tij, kjo konfirmon faktin se ata që do të jenë në krye të AKS-së do të zgjidhen sipas ligjeve të Kosovës e jo sipas ligjeve të Serbisë.

“Prandaj, e vetmja mënyrë që serbët në Kosovë të realizojnë të drejtat e veta është që të bazohen në Kushtetutën e vet dhe që përfaqësuesit e tyre të zgjidhen sipas ligjeve të Serbisë”, ka thënë Jakshiq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë