Behxhet Mustafa humb betejën në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar Rektorin

07.08.2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Behxhet Mustafa humb betejën në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar Rektorin

Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Behxhet Mustafa, duket se përfundimisht ka humbur betejën juridike kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Gjykata Kushtetuese, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, me vendimin nr. KI144/14 të dt. 10 shkurt 2015 i dha fund përpjekjeve të profesorit Mustafa që, me rrugë gjyqësore, ta largojë nga posti rektorin Zejnullahu.

Në vendimin e publikuar në web faqen e Gjykatës thuhet se “nuk ka rrethana të jashtëzakonshme lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të cilat do të kërkonin shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës”, prandaj Gjykata vendos ta heqë atë nga lista.

E tëra filloi në gushtin e vitit të kaluar kur Behxhet Mustafa, përkundër faktit se ishte anëtar i Këshillit Drejtues, organit që duhej ta zgjidhte rektorin e Universitetit, vendosi të kandidohej vet për këtë post.

Me këtë rast ai ngriu postin e vet në Këshillin Drejtues, të cilit ju kthye pas disa javësh, pasi në votimin për rektor fitoi vetëm një votë, shkruan Gazeta Express.

Disa ditë pas marrjes së detyrës nga rektori Zejnullahu, pikërisht më 10 shtator 2014, Mustafa ju drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesën që rektorit të sapozgjedhur të UP t’i ndalohet ushtrimi i funksionit, si dhe të anulohet zgjedhja e tij.

Pas vetëm dy ditësh, më 12 shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Administrativ i saj, është shpallur jokompetente për shqyrtimin e kësaj lënde, vendim ky që e ka konfirmuar më 7 nëntor edhe Gjykata e Apelit. Në aktvendimin e nxjerrë më 1 dhjetor 2014 thuhet se parashtruesi i kërkesës (Behxhet Mustafa) ka bërë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, ndërkohë që kërkesë të tillë mund të bën vetëm prokurori i shtetit, edhe atë kundër vendimit të formës së prerë.

Prandaj, Gjykata udhëzon Behxhet Mustafën që brenda 3 ditësh ta bëj korrigjimin e parashtresës, në mënyrë që të përcaktohet a bën padi apo kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, sepse “gjykata nuk e ka të qartë kërkesën dhe mënyrën se si të procedojë më tutje”.

Ndërkaq, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese kuptohet se Behxhet Mustafa i është drejtuar instancës më të lartë gjyqësore në vend më 24 shtator 2014, ende pa përfunduar procedura në Gjykatën e Apelit. Në vendim theksohet se “parashtruesi i kërkesës nuk i është referuar asnjë dispozite kushtetuese”. Në vazhdim shpjegohet se më 30 shtator Behxhet Mustafa e tërhequr kërkesën e tij. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim që ajo të hiqet nga lista.

Adresimi i kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese pa u shteruar të gjitha mjetet juridike është i palejueshëm, prandaj ky hap i profesor Mustafës është më tepër si mjet presioni sesa si qëllim për të shfrytëzuar mekanizmat juridikë. Aq më parë, kur tërheqja e kërkesë vjen vetëm një ditë pasi Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se nuk ka pasur konflikt interesi me rastin e procedurës së zgjedhjes së rektorit.

Megjithatë, burime të gazetaexpress brenda Universitetit të Prishtinës që duan të mbeten anonime, konfirmojnë për portalin tonë se, përkundër shterjes së të gjitha mjeteve juridike, përpjekjet e Behxhet Mustafës për ta hequr nga posti rektorin Zejnullahu nuk kanë pushuar. Sipas burimit tonë, përpjekjet e tilla vazhdojnë përmes ndikimit që ushtron Behxhet Mustafa tek një numër i anëtarëve të Senatit, duke kërkuar prej tyre që ta sabotojnë punën e rektorit Zejnullahu dhe të ekipit të tij.

Faksimili i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (DOKUMENT):

Faksimili i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë (DOKUMENT):

Faksimili i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë (DOKUMENT):

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë