Roma raportohet se ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Fabio Coentrao.
Klubi italian tashmë thuhet se ka siguruar transferimin e Edin Dzeko dhe, sipas “Sky Sport Italia”, Coentrao është caku i ri i skuadrës.
Roma po e kërkon 27-vjeçarin në formë huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.
Coentrao është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2011 kur u transferua për 30 milionë euro nga Benfica dhe me “Mbretërit” ka kontratë deri në vitin 2019.