Mbrojtësi Nemanja Vidic i ka ardhur fundi te Interi. Serbi do të mungojë rreth pesë muaj në fushat e blerta, për arsye të problemeve me shpinë, ku edhe do t’i nënshtrohet një operacioni.
Kjo mungesë e gjatë, ka bërë që trajneri Roberto Mancini t’i kërkojë largimin ish mbrojtësit të United, ndërsa pritet të vijë zëvendësuesi i tij, shkruajnë mediat në Itali.