Vala me Vodafone, dy liderët me pako të përbashkëta

26.07.2015 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vala me Vodafone,  dy liderët me pako të përbashkëta

Lideri i telefonisë mobile në vend, Vala dhe ai internacional “Vodafone”, kanë dalë me pako të përbashkëta të internetit për në Turqi, Shqipëri, etj. Me Malin e Zi, paketa ofrohet me kompaninë Telenor

Operatori lider i telefonisë mobile në vend, Vala, do të ofrojë për herë të parë paketa të shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë edhe nga bregdeti turk, Antalia, Alanya, Belek, Kemer, etj, pasi që ka arritur një marrëveshje me liderin internacional të telefonisë mobile “Vodafone”.

Marrëveshja e arritur, fillimisht parasheh që fillimisht të dilet me pako të përbashkëta për Turqie  Shqipëri, ndërsa synimet janë që marrëveshjet të bëhen aktive në të gjitha pjesët e globit kur operon “Vodafone”.

“Kemi filluar  bashkëpunimin me kompaninë internacionale dhe lidere në këtë fushë, Vodafone, duke dalë më pako të përbashkëta për Turqi dhe Shqipëri, ndërsa synimet tona janë që bashkëpunimin ta shtrijmë në të gjithë botën. Kujdes të veçantë do të kemi për të ofruar shërbime më të mira në vendet ku jeton diaspora shqiptare”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

 

Sipas tij, kjo dhe shumë produkte që Vala ka ofruar muajt e fundit, dëshmon se fushata me slloganin “Të gjithë po kthehen”, ofron shërbimet më të mira në krahasim me konkurrencën.

“Është hera e parë në Turqi që një operator nga Kosova ofron pako me çmime të pranueshme. Ndërsa nga Shqipëria tani qytetarët mund të rizgjedhin të marrin pako me `Eagel Mobile’ , që ofron me sasi më të madhe të internetit, çmime prej vetëm 10 centë për një minutë bisedë, SMS për vetëm dy cent, apo të kyçen më rrjetin e Vodafone që ofron mbulueshmërinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë dhe i vetmi për momentin që ofron shërbimin e internetit të shpejtë 4G”, bëri të ditur më tutje Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

 

Pakoja ditore Vala-Vodafone prej 400 MB  kushton vetëm  1.99 euro dhe pakoja 4 ditore prej 1500 MB kushton 4.99 euro. E njëjta pako përfshinë Vodafone Turqi, Vodafone Shqipëri, Plus Shqipëri dhe Telenor Mal të Zi.

Aktivizimi i pakos  bëhet duke dërguar SMS në numrin 50555 me tekst Roam1  për pakon ditore apo Roam4 për pakon 4 ditore. Kontrollimi i llogarisë bëhet duke dërguar SMS ne 50555 me tekst Roam status.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Policia për Vidovdanin: 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes

Policia për Vidovdanin: 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes

Marrëdhëniet Kosovë-ShBA | kreu i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Jemi në udhëkryq të rëndësishëm – duhet të kemi shumë kujdes

Marrëdhëniet Kosovë-ShBA | kreu i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Jemi në udhëkryq të rëndësishëm – duhet të kemi shumë kujdes

Kandiqi pretenton për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiqi pretenton për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Arifi: Shqipëria, vendi i vetëm në botë ku protestohet kundër zhvillimit, Kosova vendi i vetëm në botë ku glorifikohet moszhvillimi

Arifi: Shqipëria, vendi i vetëm në botë ku protestohet kundër zhvillimit, Kosova vendi i vetëm në botë ku glorifikohet moszhvillimi

Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë