I dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës: Jam vetëmbrojtur!

E publikuar: 23/07/2015 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa i dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës në Kumanovë, Bajram Limani, njëherësh ushtrues detyre kryetar i degës së BDI-së në këtë qytet në një deklaratë ekskluzive për ALSAT M rrëfen momentin e incidentit.

Ai thotë se ndjen keqardhje për atë çka ka ndodh por shton se ishte në vetëmbrojtje. Limani tha se do të dorëzohet në polici.