Mustafa: Integrimi i veriut i vështirë, por i pandalshëm

23.07.2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Integrimi i veriut i vështirë, por i pandalshëm

Integrimi i komunitetit serb nga komunat veriore në institucionet e Kosovës nuk është proces i lehtë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë një diskutimi të nxitur pas pyetjeve të parashtruara nga opozita lidhur me dialogun që Prishtina po zhvillon me Beogradin në Bruksel dhe pozicionin që po mbajnë përfaqësuesit serb nga Kosova në tavolinën e bisedimeve, Mustafa ka thënë se ata janë pjesë e delegacionit të Kosovës.

Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismaijl Kurteshi ai i cili kërkoi sqarime nga kreu i Qeverisë së Kosovës në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve serb nga Kosova, se ata janë pjesë e delegacionit të Serbisë dhe jo atij të Kosovës.

“Zotëri kryeministër, si e komentoni faktin që një zyrtar i Kosovës bëhet pjesë e delegacionit të Serbisë në Bruksel dhe çka e keni ndërmend me ndërmarrë kundër të gjithë këtyre që paguhen në Kosovë e punojnë për Beogradin?” – ka shtruar pyetjet në foltoren e Kuvendit, deputeti Kurteshi.

Në përgjigjen e tij, kryeministrit Isa Mustafa tha se kishte dhe ka tendenca që disa përfaqësues të serbëve të Kosovës t’i bashkohen palës nga Beogradi, por kjo nuk është lejuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Zyra e shefes së Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese në këtë proces.

“Nuk mund të them se nuk ka pasur tentime nga njerëzit që kanë shkuar nga Kosova që t’i bashkëngjiten delegacionit të Serbisë, por ka qenë një kundërshtim i bashkëpunëtorëve të Mogherinit dhe nuk është lejuar në asnjë rast që njerëzit nga Kosova të jenë pjesë e delegacioneve tjera”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës nuk e ka fshehur faktin që i gjithë procesi i integrimit të komunitetit serb, sidomos nga veriu i vendit, po përcillet me probleme e vështirësi.

Por, ai ka shprehur bindjen se ky proces do të përmbyllet konform marrëveshjes së vitit 2013 dhe nën-marrëveshjeve të saj, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po bëjmë përpjekje që t’i integrojmë serbët në organet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Më parë nuk e kemi pasur asnjë serb nga veriu, kurse tani i kemi pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shumë mirë janë këtu sepse po marrin pjesë me neve në vendimmarrje. Nuk është lehtë, kemi probleme të cilat nuk mund t’i fshehim, por po bëjmë përpjekje që ne t’i kapërcejmë këto probleme”, ka theksuar Mustafa.

Por, në lidhje me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka folur edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai është shprehur më se i bindur që pavarësisht temave të vështira, siç i ka cilësuar ai, do të arrihen përparime para datës 27 gusht, kur pritet të mbahet Konferenca e Vjenës.

Vuçiq ka rikujtuar se në atë konferencë do të jenë të pranishëm kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe përfaqësuesit më të lartë evropian, kështu që të gjithë, sipas tij, do të presin të arrihen paraprakisht rezultate konkrete nga dialogu i Brukselit.

“Kjo do të jetë një ditë e madhe për gjithë Ballkanin dhe unë mendoj se deri atëherë, përafërsisht, gjithçka do të zgjidhet”, ka deklaruar Vuçiq për mediat në Beograd.

Bazuar në dialogun e Brukselit, dy vitet e fundit, paralelisht po bëhen përpjekje që strukturat paralele të sigurisë dhe drejtësisë që kanë krijuar ndër vite serbët e komunave veriore me mbështetjen e Beogradit, të integrohen në institucionet e Kosovës.

Në harmoni me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të mërkurën Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për integrimin e 483 nga afërsisht 800 pjesëtarë sa besohet se ka formacioni i ashtuquajtur, “Mbrojtja Civile”, në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Sidoqoftë, problemi i integrimit mbetet ende i madh, për të cilin ka folur edhe vet kryeministri Mustafa, pasi që subjektet serbe nga komunat veriore ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, duke i mbetur besnik në rend të parë shtetit të Serbisë./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë