Brukseli t’i bëjë presion Listës Serbe

E publikuar: 21/07/2015 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja ka vlerësuar se duhet të përgatitet terreni para se amendamentet kushtetuese për krijimin e Forcave të Armatosura të dalin për votim në Kuvend.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se pa presion ndërkombëtar mbi Listën Serbe, përkatësisht mbi Beogradin zyrtar vështirë që Forcat e Armatosura do të kalojnë në Kuvend.

Qehaja ka thënë se Brukseli duhet t’i bëjë presion Listës Serbe sikurse është duke i bërë Kosovës për themelimin e Speciales.

“Situata është mjaft e ndërlikuar. Qasja e Listës Serbe, apo Beogradit, i cili po bën presion mbi serbët duhet të ndryshohet. Prandaj, pa një trysni nga lart nuk shoh se mund të tejkalohet ky problem”, është shprehur Qehaja.