Verë kulturore për bashkatdhetarët

09.07.2015 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Verë kulturore për bashkatdhetarët

Kampi veror me nxënës nga diaspora, i cili do të nisë të premten në Artanë, është vetëm një nga rreth 200 aktivitete kulturore dhe sportive, të cilat janë planifikuar në kalendarin e aktiviteteve që do të organizohen në muajt e verës nga Ministria e Diasporës, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës, si dhe me komunat e ndryshme.

Zyrtarët e këtyre dikastereve, thonë se aktivitetet e tilla janë planifikuar që nga muajt e parë të këtij viti, me qëllim që ta pasurojnë dhe dinamizojnë jetën kulturore në Kosovë gjatë muajve të verës, kur edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë, e vizitojnë vendin.

Lorik Pustina, udhëheqës i Divizionit për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon që aktivitetet në kuadrin e “muajit të diasporës”, do të shtrihen në të gjitha komunat e Kosovës.

“Deri më tani kemi rreth 200 aktivitete, të cilat janë organizuar nga Ministria e Diasporës, partnerët e saj, si dhe komunat ku do të mbahen këto aktivitete dhe ku ka përqendrim të mërgimtarëve”.

“Në këtë kontekst e kemi përpiluar dhe shtypur edhe një kalendar të këtyre aktiviteteve, një kalendar 16 faqe, ku me orë, me ditë dhe vend specifikohet secili aktivitet, a shtu që vet bashkatdhetarët tanë mund të zgjedhin se ku dëshirojnë të marrin pjesë, pra, të zgjedhin nga aktivitetet e bollshme, të cilat janë për të gjitha moshat”, thotë Pustina.

Sipas Pustinës në aktivitetet që do të manifestohen gjatë muajve të verës, do të ketë shfaqje teatrale, panaire të ndryshme, kurse për instrumente muzikore, vizita në muze të qyteteve të ndryshme, vizita në vende historike dhe të trashëgimisë kulturore, punëtori artizanale, kinema të hapura, koncerte, si dhe aktivitete të ndryshme sportive.

“Për shembull, në Prishtinë do ta kemi një aktivitet, i cili bëhet për herë të parë, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, ku fëmijët nga diaspora do të kenë mundësi që nga ekspertë të muzeut të simulojnë gërmimet arkeologjike, se si fillon procesi i gërmimit, si nxirren mostrat, si ruhen, si pastrohen e deri te konservimi. Kjo do të kulmojë me një ekspozitë. Pastaj, është shkolla verore ‘Arti në hapësirë publike’ për të rinjtë e diasporës, ku do t’i mësojnë fondamentet e aktrimit”, bën të ditur ai.

Vehbi Miftari, këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përveç aktiviteteve që organizohen në partneritet me Ministrinë e Diasporës, edhe disa institucione reprezentative të kulturës, do të jenë të qasshme për qytetarët gjatë muajve të verës.

“Në këtë vazhdë, ne kemi bashkë-organizuar ose bashkërenduar aktivitetet me Ministrinë e Diasporës dhe me institucionet kulturore në vend, në mënyrë që disa sosh të jenë të hapura në periudhën kur bashkatdhetarët tanë janë këtu, ose të organizojnë aktivitete të veçanta”.

“Ta zëmë, muzeu të hapë dyert për bashkatdhetarët tanë, pastaj, institucionet nacionale siç janë: teatri, baleti e të tjera, të mund të ofrojnë shfaqje në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për bashkë-atdhetarët tanë”.

Në anë tjetër, zyrtarët e Komunës së Prishtinës thonë se tashmë me hapjen e pishinës në parkun e Gërmisë, do të hapet edhe skena që gjendet pas pishinës dhe ku priten një varg shfaqjesh dhe koncertesh.

Saranda Bogujevci, udhëheqëse e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktivitetet do të jenë të shumta, por edhe të specifikuara.

“Janë disa projekte të ndryshme, që i kemi mbështetur dhe që janë shumë atraktive e që kanë për t’u realizuar në qendër të qytetit. Gjithashtu kemi pasur edhe bibliotekat mobile që janë të ndërtuara në formë interesante dhe të vendosura në shesh, për t’iu ofruar qytetarëve që të shkojnë të marrin ndonjë libër dhe me fëmijët të kalojnë kohën duke u marrë edhe me lexim”, thekson Bogujevci.

Aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive, të cilat janë paraparë në kalendarin e planifikuar nga Ministria e Diasporës dhe partnerët e saj, kanë nisur me 17 qershor dhe do të përfundojnë me 3 shtator./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Bajrami publikon shfirat e punësimit nga Trusti: Propaganda e Kurtit dhe e vërteta

Bajrami publikon shfirat e punësimit nga Trusti: Propaganda e Kurtit dhe e vërteta

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit