Temperaturat e larta, shtojnë numrin e pacientëve

09.07.2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Temperaturat e larta, shtojnë numrin e pacientëve

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit në Kosovë, kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Fluksi i atyre që kërkojnë ndihmë, më shumë vërehet në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë emergjente, sidomos tre ditët e fundit.

“Në këto tre ditët e fundit është shtuar numri i atyre që kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore, për shkak të temperaturave të larta në Kosovë. Ky numër është në rritje deri në 5 për qind, krahasuar me ditët e zakonshme. Më së shumti kërkojnë ndihmë të sëmurët me sëmundje kronike, si ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje kronike, hipertension, me shtypje të ulët të gjakut, të sëmurët me sëmundje neurologjike e shumë të tjerë, e që konsiderohen si kategori e rrezikuar në qoftë se i ekspozohen rrezeve të diellit”, tha Lenjani.

Zoti Lenjani rekomandon që personat e sëmurë me sëmundje kronike, të mos i ekspozohen rrezeve të diellit në periudha të caktuara.

“Nga ora 11:00 deri në orën 17:00 nuk preferohet që njerëzit me sëmundje kronike të mos i ekspozohen diellit, pasi që në këtë periudhë rrezet e diellit janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë dëmtime serioze. Faza e shfaqjes së simptomave është 6 deri në 12 orë”.

Fluksi i atyre që kërkojnë ndihmë më shumë gjatë ditëve me temperatura të larta, vërehet edhe në Klinikën Pediatrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas drejtorit të Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, fëmijët preken kryesisht nga të vjellat, diarea e helmimet me ushqim.

“Po përballemi me temperatura të larta të ambientit. Sindroma akute diareale është një sëmundje që na përcjellë çdo vit gjatë stinës së verës. Për ne si mjekë nuk është befasi, pasi që temperaturat mbi 25 gradë, i prekin fëmijët me sëmundje si diarea, të vjellat, helmimet, temperatura e lartë”.

Zoti Avdiu ka shtuar se rekomandimi i mjekëve është që fëmijët të lajmërohen te mjeku, sidomos ata me simptoma të dyshimta.

Ai thotë se duhet të fillohet me trajtim të menjëhershëm, dhe fëmijët duhet t’u nënshtrohen ndonjë diete dhe të vlerësohet disa herë gjendja e sëmundjes.

Sidoqoftë, zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rekomanduar që fëmijët, njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, të mos u ekspozohen temperaturave të larta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n