Tërheqja e meshkujve nga gjoksi femëror nuk është çështje qe lidhet vetëm me fertilitetin e saj. Preferenca mashkullore ndaj një dekolteje mini ose maxi, ndryshon ne baze te feminilitetit, te pagës, madje edhe te oreksit.
1. Meshkujt ndihmojnë me shume femrat me gjoks te bëshëm. Ne një eksperiment te kryer ne Universitetin e Bretagnas (France), një vajze eksperimentoi tre përmasa gjoksi artificial, A, B dhe C ne tendence rritjeje përmasore për te ndaluar shoferet ne rruge. Gjate qëndrimit ne autostop, ajo u ndihmua përkatësisht nga 14.92%, 17.7 dhe 24% te automobilistëve.
2. Përmasat nxisin zilinë. Sipas Stuart Fischoff, profesor nderi ne Universitetin e Californias, meshkujt qe dashurojnë femra me gjoks te vogle, janë gjithnjë ne kërkim te një partnereje me te “sigurt”. Është vërtetuar nga ana tjetër se femrat me gjoks te bëshëm mund te vene ne siklet, madje ne krize, te gjithë ato qe do te garonin se kush tërheq me shume vëmendjen mashkullore.
3. Edhe te varfrit preferojnë me shume te bëshmet. Kjo është vërtetuar nga një studim malajzian, sipas te cilit kjo mani lidhet me faktin se femrat me gjoks te bëshëm ne mënyrë thuajse instiktive dhe te pavetëdijshme transmetojnë idenë e rezervës dhe te bollëkut.
4. Meshkujt pa dëshirë për tu bere prindër, preferojnë me shume femrat me gjoks te vogël. Për te arritur ne këtë përfundim, kërkuesit kanadeze, Christopher Burris dhe Armand Munteau, u kane kërkuar 67 studenteve te përshkruajnë ne kompjuter profilin e gruas ideale. Pas kësaj ata vunë re se kish një lidhje te forte mes predispozicionit për tu bere prindër dhe përmasave te gjoksit. Posaçërisht ata qe nuk kishin dëshirë për tu bere prindër, kishin përshkruar femra me gjoks te vogël.
5. Edhe oreksi përcakton shijet mashkullore. Një eksperiment britanik i Westminster Univeristy, tregoi se meshkujt e uritur preferojnë femrat me gjoks te madh, ndërsa ata te ngopur preferojnë ato me gjoks te vogël.
6. Meshkujt preferojnë gjoksmadhet. Sipas një studimi te po Westminsterit, kjo ndodh pasi një dekolte abondante përbën një simbol te qarte feminiliteti tradicional qe i shtyn ato ta lidhin këtë me mitin e nënshtrimit te asaj qe dëshirojnë.