Kreditimi i ulët, oferta jo të arsyeshme të bizneseve

05.07.2015 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kreditimi i ulët, oferta jo të arsyeshme të bizneseve

Bankat komerciale në Kosovë kanë potencial të mjaftueshëm për të zgjeruar kreditimin, por për ta zgjeruar këtë financim, kërkohet nga bizneset që të kenë kërkesa të arsyeshme dhe projekte serioze për marrjen e kredisë, vlerësojnë përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ata thonë se rritja e kreditimit mund të ulë edhe normën e lartë të interesit, gjë për të cilën bizneset janë ankuar vazhdimisht.

Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës, Arben Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se niveli i kreditimit nga bankat është i ulët në Kosovë, krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Ne sot kemi një raport të kredive të sektorit bankar ndaj Bruto-Produktit Vendor prej 35 për qind, që është më i ulët se sa në vendet tjera. Kjo do të thotë se në krahasim me madhësinë e ekonomisë, kreditimi në Kosovë është më i vogël se sa që është në vendet tjera përfshirë edhe vendet e rajonit, dhe në këtë mënyrë ne duhet të fokusohemi në atë se si ta zgjerojmë financimin për bizneset”, thotë Mustafa.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vlera e kredisë në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ka arritur në mbi 1.9 miliard euro.

Por, siç thekson Mustafa, financimi i bizneseve nuk varet vetëm nga dëshira e bankave për të zgjeruar kreditimin, por për të zgjeruar kreditimin duhet të ketë edhe një kërkesë të shëndoshë për kredi.

Pra, kërkohet që bizneset të investojnë më shumë në kapacitetet e tyre planifikuese, pra të ndërtojnë plane biznesore të arsyeshme dhe me to të mund të aplikojnë për kredi bankare, të kenë projekte premtuese, që janë projekte serioze dhe të cilat premtojnë se biznesi mund të ketë sukses pas marrjes së kredisë dhe në këtë mënyrë të mund t’ia kthejë bankës paratë që i ka marrë”, shton Mustafa.

Mirëpo, me këto konstatime të Bankës Qendrore të Kosovës, nuk pajtohen përfaqësuesit e bizneseve.

Ata thonë se bankat nuk po ofrojnë kushte të mira të kreditimit. Përveç normave të larta të interesit që kanë bankat komerciale, sipas tyre, këto banka nuk po ofrojnë financim të mjaftueshëm për një projekt.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se kërkesën e bizneseve për qasje në kredi po e vështirën edhe mungesa e një oferte serioze nga bankat komerciale.

“Vetë bankat ofrojnë ofertë me interes të lartë, me greis-periudhë të shkurtër dhe me shumë financiare jo atë që e kërkojnë bizneset, por atë shumë që bankat kanë mundësi ta japin”.

“Shumë herë bizneset janë detyruar që një projekt ta ndajnë në tri-katër banka për të marrë kredi, për arsye se bankat jo çdoherë e mbështesin tërë projektin, por kërkojnë një përqindje të saj të futet në hipotekë. Prandaj, bizneset e Kosovë janë para një dileme të madhe”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, norma e interesit në kredi, si për ndërmarrje, po ashtu edhe për ekonomitë familjare, sipas të dhënave të BQK-së, ka një rënie të vazhdueshme.

Derisa në fund të vitit 2014, norma e interesit ka qenë 9.2 për qind, kjo normë në muajin prill ishte 8.3 për qind, ndërsa në muajin maj 7.9 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim