Merkel: EULEX-it në Kosovë i ka ardhur fundi! (Video)

04.07.2015 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Merkel: EULEX-it në Kosovë i ka ardhur fundi! (Video)

Kancelarja e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel javën e kaluar ka pritur një delegacion të Qevrisë së Kosovës në krye me Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendësin e tij Hashim Thaçin ndërsa menjëherë fillimjavën që vjen ajo do të niset drejt Ballkanit për një turne të cilin do të vizitojë Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën.

Kancelarja gjermane me këtë rast ka deklaruar se Berlini dhe BE-ja u ka dhënë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Blic. 

Në video intervistën e rregullt në faqen e saj zyrtare Angela Merkel ka deklaruar se “se e vetmja mënyrë për ta evituar konfliktin mes këtyre vendeve është integrimi në BE. Pavarësisht të gjitha vështirësive që kemi, nuk ka përparim të dukshëm. Duhet ta kujtojmë se Kroacia dhe Sllovenia si vende të ish-Jugosllavisë tashmë janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe po kanë mjaft sukses. Me Serbinë janë hapur disa kapituj, por ne jemi ende në fillim të procesit të pranimit. Dhe në Shqipëri ka ende shumë për të bërë, por të paktën tani ata janë tashmë një vend kandidat. Në përgjithësi, mund të them se ne kemi bërë progres, por duhet ta pranojmë që problemet janë të mëdha- sidomos kur Bosnja e Hercegovina është në pyetje”, ka thënë Angela Merkel, transmeton Gazeta Blic.

E pyetur që m es Shqipërisë dhe Serbisë është Kosova, e cila po përjeton një shterim të konsiderueshëm të trurit dhe nuk njihet nga Serbia si shtet të pavarur dhe deri në çfarë mase ka përgjegjësi BE-së për situatën në Ballkan dhe se çfarë ata mund të bëjnë, Merkel ka deklaruar:
“Ne mbajmë përgjegjësi atje. Unë vetëm dua t’ju kujtoj se kemi qindra ushtarë e policë në Kosovë për të zbutur tensionet mes shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe. Ne kemi një mision policor, – EULEX-in që tani dalngadalë duhet ta mbyllim dhe kemi dhënë shumë për sigurinë atje. Ne kemi kërkuar që Serbia dhe Kosova të flasin me njëri-tjetrin. Vetëm këtë javë ka patur diskutime përsëri me Komisioneren për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini. Ajo që nuk ishte e mundshme vite më parë: që palët të rrinin ulur në një dhomë për të negociuar tani është e mundshme, ka thënë Merkel duke shtuar që ne insistojmë që ky proces të jetë gjithashtui përshpejtuar. Dhe ne e lidhin hapjen e kapitujve të rinj për Serbinë me progres në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe e njejta masë  vlen edhe pëlr Kosovën,- pra  të dyja do
të duhet të përpiqen të ecin përpara, raporton Gazeta Blic.

Video Intervistën e Kancelares gjermane mund ta ndiqni këtu:

Video Player

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë