Serbët e dyshuar për masakrimin e shqiptarëve gjatë luftës punojnë në Polici të Kosovës!

03.07.2015 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët e dyshuar për masakrimin e shqiptarëve gjatë luftës punojnë në Polici të Kosovës!

Disa të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e familjes Imeraj nga fshati Padalisht i Komunës së Istogut, thuhet se sot punojnë në Policinë e Kosovës.

Pas publikimit të listave të personave të dyshuar për pjesëmarrje në maskara të ndryshme në Kosovë, kanë ardhur reagime të shumta.

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet “Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalisht masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16-vjeçare)”.

Me të parë këto informacione, disa banorë të fshatit Cërkolez të Komunës së Istogu, fshat fqinjë me Padalishtën ku kanë ndodhur masakrat, kanë shkruar në Facebook se në këto lista gjenden edhe disa bashkëfshatarë të tyre që dyshohet se morën pjesë në masakrën ndaj familjes Imeraj ku u vranë dhe u masakruan 19 qytetarë të Kosovës, që ishin civilë, tranmseton tesheshi.com

“Kjo listë e publikuar përmban emra të serbëve të fshatit Cërkolez të cilët masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, disa nga këta serbë gjinden në fshatin Cërkolez dhe ushtrojnë aktivitete. Me rëndësi është rasti se Goran Vuqiq dhe Malisha Tijaniq kanë qenë deri vonë roje të Urës së Ibrit dhe paramendoni, momentalisht janë pranuar dhe ushtrojnë detyrën e policit në Policinë e Kosovës, e për më saktë janë të angazhuar si roje të kishës në qytetin e Istogut”, ka deklaruar njëri nga banorët e fshatit Cërkolez.

Në këtë masakër është shuar pothuajse një familje e tërë. Mësuesi Bekë Imeraj, pesë vajzat, djali i tij 2-vjeçar si dhe nëna e tij, janë vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore. Ndërsa ka shpëtuar djali i tij i madh dhe gruaja e tij, e cila ka dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë për ngjarjen e tmerrshme se si u masakruan për së gjalli familjarët e saj.

Në lidhje me këtë masakër makabre deri më sot nuk ka asnjë aktakuzë, e askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar për pjesëmarrje në të, gjë që ka revoltuar shumë familjarët e të vrarëve

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë