Janë konfirmuar 95 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe janë shëruar 63 pacient, shkruan/infosot/.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Sot më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 95 raste, dhe janë shëruar 63 pacient”.