7 ushqimet që luftojnë yndyrat

06.10.2015 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
7 ushqimet që luftojnë yndyrat

Dëshironi të përfitoni më shumë nga kafshata juaj? Këto ushqime bëjnë detyrë të dyfishtë – ju ndihmojnë të “shkatërroni” yndyrat dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, prandaj do të hani më pak kalori.

Vezët

78 kalori për copë

Një ve nuk është vetëm central elektrik ushqyes, por po ashtu është e mbushur edhe me proteina që kënaqin, transmeton Koha.net. Hani ve për mëngjes; ato do ta mbajnë nën fre apetitin tuaj sa që do të konsumoni 330 kalori më pak se zakonisht gjatë pjesës tjetër të ditës.

Këshillë bonus: për ve të fërguara në mënyrë të shëndetshme, tiganin me sipërfaqe e cila nuk shkakton ngjitjen e ushqimeve spërkateni me pak vaj ose sprej gatimi. Do të fitoni vezë kërcëlluese pa shumë yndyrë.

Çokollata e zezë

170 kalori për 30 gramë

Edhe një arsye tjetër që t’ia lejoni vetes këtë: hani çokollatë të zezë dhe do të hani më pak në vaktin tuaj të ardhshëm, sipas hulumtimit të Universitetit të Kopenhagës.

Pse? Komponimet në çokollatë e ngadalësojnë tretjen dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. Një copë e vogël çokollate (le të jetë me madhësi sa një kartëvizitë) po ashtu mund të frenojë dëshirën tuaj për ushqime të njelmëta, të ëmbla dhe të yndyrshme.

Fëstëkët

95 kalori për 15 gramë (rreth 84 fëstëkë)

Kaloni në fëstëkë! Acidet yndyrore të shëndetshme për zemrën në fëstëkë rrisin hormonet e ngopjes që ju bëjnë të ndiheni të ngopur, sipas hulumtuesve koreanë. Po këto acide yndyrore po ashtu parandalojnë edhe formimin e yndyrave në bel.

Djathi

76 kalori për 30 gramë

Përdorni djathë të freskët dhie ose feta për një dozë të acidit linoleik të konjuguar (CLA) – ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe të digjni më shumë yndyra. Djathërat nga kafshët që ushqehen me bar kanë më shumë CLA, prandaj blini ato që janë të etiketuar me “të ushqyera me bar”.

Qumështi i skremuar

86 kalori për 1 filxhan

Shumica nga ne mendojmë për qumështin si një gjë vetëm e fëmijëve, por ai ka dobi të mëdha edhe për të rriturit. Proteinat e qumështit (hirra dhe kazeina) mund t’ju bëjnë të ndiheni më të kënaqur se sa me pije të sheqerosura. CLA në qumësht lufton yndyrat, po ashtu.

Portokajtë

59 kalori për copë

Portokalli është një nga ushqimet më të mira nga shporta me fruta duke ju falënderuar gjithë atyre fibrave, transmeton Koha.net. Portokajtë ishin fryti më i lartë i renditur në “indeksin e ngopjes,” një listë prej 38 ushqimeve të përpiluar nga hulumtuesit australianë. Dhe fibrat luftojnë yndyrat: njerëzit që hanë më shumë fibra, kanë më pak yndyra në trup.

Patatet

161 kalori për copë

Patatet me plot karbohidratet shpesh marrin vlerësim të keq, por meritojnë të jenë në listën e dietave. Ngopin tri herë më shumë se një fetë e bukës së bardhë, patatet kryesojnë të gjithë ushqimet në indeksin e ngopjes. Plus, niseshteja rezistuese në patate po ashtu i ndihmon trupit të djeg yndyrat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Infermierja i bën seks oral pacientit: I ofrova suport emocional

Mos e kanë fajin hormonet?

Mos e kanë fajin hormonet?