Komiteti i Arsimit i Gjilanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të hënën. Ka shfaqur shqetësimet për vijueshmërinë e nxënësve në shkolla. Ka nxjerr në pah numrin më të madh të mungesave e kanë bërë nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë kontekst është shprehur se nuk është zbatuar as rregullorja nga drejtorët e shkollave me të cilën parashihen masat ndëshkimore ndaj atyre.
Sipas Arben Mehmetit, kryesuesit të Komitetit në ditarët e shkollave të mesme për vitin shkollor 2016-2017 figurojnë se nxënësit kanë bërë më shumë se 7 mijë mungesa të paarsyeshme, ndërsa 5 mijë të tjera të arsyeshme