7 gabimet më të mëdha që bëjnë çiftet, që çojnë në një ndarje të sigurt

25.08.2021 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
7 gabimet më të mëdha që bëjnë çiftet, që çojnë në një ndarje të sigurt

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndikon që një lidhje të marrë fund?

Ka disa gjëra që bëjnë partnerët, që sjellin shkatërrimin e një marrëdhënieje dhe një ndarje të sigurt. Sipas Psychology Today, këto janë 7 mëkatet më të mëdha në marrëdhënie që sjellin fundin e tyre, transmeton lajmi.net.

1. Të marrësh dhe të mos japësh. Një marrëdhënie cilësore kërkon shkëmbime të barabarta midis partnerëve. Një mëkat i madh, që mund të prishë një marrëdhënie, është kur njëri partner ndien se jep shumë më tepër sesa merr nga partneri i tij. Duhet ekuilibër në kontributin që jep secili partner në financa, punë, në nivelin emocional, etj.

2. Mungesa e empatisë. Ekzistojnë forma të ndryshme të ndjeshmërisë – përfshirë shikimin e perspektivës së tjetrit dhe demonstrimin e dhembshurisë kur partneri juaj është i trishtuar, i dëshpëruar ose i mërzitur (si dhe ndarja e lumturisë dhe emocioneve pozitive të tij). Kur një nga partnerët nuk tregon ndonjë shqetësim empatik për ndjenjat e partnerit tjetër, kjo është një shenjë se marrëdhënia po merr fund.

3. Përçmimi. Sipas hulumtimit të psikologut të marrëdhënieve, John Gottman, një nga parashikuesit më të fortë të divorcit është kur partneri tregon përbuzje ndaj tjetrit. Marrëdhëniet që janë të destinuara të dështojnë tregojnë, mesatarisht, një raport 5 me 1 të shprehjeve emocionale negative ndaj shfaqjeve emocionale pozitive. Në marrëdhëniet e shëndetshme, ekziston ekuilibri, me një raport 1 me 1 të shprehjeve emocionale pozitive dhe negative.

4. Fajësimi i tjetrit. Marrëdhëniet e mira ndërtohen mbi besimin, dhe kur njëri partner vazhdimisht fajëson tjetrin, marrëdhënia thyhet. Shenjat e zakonshme që një partner po manipulon tjetrin përfshijnë akuza të përsëritura se tjetri është shumë i ndjeshëm, i pasigurt, paranojak ose i çmendur. Fajësimi i vazhdueshëm i partnerit për të gjitha problemet e marrëdhënies çon në një ndarje të sigurt.

5. Mungesa e komunikimit. Si në të gjitha marrëdhëniet, komunikimi i hapur, i sinqertë dhe i shpeshtë është thelbësor. Çiftet që rrallë flasin për çështje të rëndësishme ose shmangin diskutimin e mosmarrëveshjeve ose konflikteve, janë duke e shkatërruar marrëdhënien.

6. Tradhtia. Asgjë nuk e shkatërron një marrëdhënie siç bën tradhtia, por po flasim përtej tradhtisë seksuale. Një partner që kalon shumë kohë me miqtë ose kolegët e punës dhe pak kohë me partnerin po bën një gabim të madh pasi po e shkatërron marrëdhënien.

7. Nuk ka mirëmbajtje të marrëdhënies. Shumë shpesh, martesat dhe lidhjet dështojnë kur partnerët thjesht heqin dorë nga përpjekja për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Të gjitha llojet e marrëdhënieve kërkojnë punë. Kjo do të thotë të kaloni kohë cilësore së bashku, të ndani gjithçka me njëri-tjetrin dhe të kujdeseni e siguroheni që nevojat për ju dhe partnerin tuaj po përmbushen.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Këto janë 10 sekrete të meshkujve që vështirë se do t’i rrëfejnë ndonjëherë

Këto janë 10 sekrete të meshkujve që vështirë se do t’i rrëfejnë ndonjëherë

7 gabimet më të mëdha që bëjnë çiftet, që çojnë në një ndarje të sigurt

7 gabimet më të mëdha që bëjnë çiftet, që çojnë në një ndarje të sigurt

Studimi: Zjarret dhe ndotja e ajrit ndikojnë në rritjen e të infektuarve me Covid-19

Studimi: Zjarret dhe ndotja e ajrit ndikojnë në rritjen e të infektuarve me Covid-19

Horoskopi 10 gusht, shenja që do të surprizohet nga një lajm i papritur

Horoskopi 10 gusht, shenja që do të surprizohet nga një lajm i papritur

Sa antitrupa mjaftojnë që të jesh imunizuar?

Sa antitrupa mjaftojnë që të jesh imunizuar?

A duhet të mbrohen edhe flokët nga dielli?

A duhet të mbrohen edhe flokët nga dielli?

Grushte e shkelma, gruaja rreh burrin në një plazh në Turqi (Video)

Grushte e shkelma, gruaja rreh burrin në një plazh në Turqi (Video)

Stresi në punë shëndoshë punonjësit

Stresi në punë shëndoshë punonjësit

Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve

Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve

Kujdes, sot temperatura më e lartë shkon në 38 gradë

Kujdes, sot temperatura më e lartë shkon në 38 gradë

Çiftet të cilët zihen e duan njëri-tjetrin, 9 fakte

Çiftet të cilët zihen e duan njëri-tjetrin, 9 fakte

Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë fundjavë

Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë fundjavë

Fakte befasuese rreth rrezitjes nëpër solariume, a e rekomandojnë mjekët?

Fakte befasuese rreth rrezitjes nëpër solariume, a e rekomandojnë mjekët?

10 këshilla financiare kur jeni 20 vjeç

10 këshilla financiare kur jeni 20 vjeç

Si të kuptoni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte?

Si të kuptoni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte?

Lëng limoni dhe kripë, si të largoni dhimbjen e fortë të kokës

Lëng limoni dhe kripë, si të largoni dhimbjen e fortë të kokës