60 mijë biznese greke ia mësyjnë Shqipërisë, Qipros dhe Bullgarisë

27.12.2015 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
60 mijë biznese greke ia mësyjnë Shqipërisë, Qipros dhe Bullgarisë

Kriza e thellë ekonomike dhe taksat e rënda po detyrojnë bizneset greke që të shpërndahen në vendet fqinje.

Dhoma kombëtare e Tregtisë në Greqi njoftoi se, 60 mijë biznese të vogla dhe të mesme greke kanë bërë kërkesë për t’u shpërngulur në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, Bullgari dhe Qipro, për shkak të vështirësive të mëdha që po hasin në vendin e tyre.

Gazeta e njohur “Kathimerini” citon presidentin e kësaj dhome, Vasili Korkidis, të shprehet se biznesi në Greqi është mbitaksuar për një kohë të gjatë dhe tashmë i ka ardhur fundi durimit. Sipas të dhënave zyrtare, nga organizata më e madhe e biznesit në Greqi, aktualisht 60 mijë ndërmarrje greke të madhësive të ndryshme kanë hapur NIPT-e në vendet fqinje.

Sipas Dhomës së Tregtisë, këto NIPT-e nuk janë aktivizuar ende, por hapja e tyre tregon se bizneset greke po bëjnë përgatitje për t’u shpërngulur në vendet fqinje, ku taksat janë më të ulëta dhe nuk ka kontrolle mbi kapitalin, përcjell tch.

Në 6 vitet e fundit, kriza ka falimentuar mbi 50 mijë biznese në Greqi. Sipas parashikimeve të Dhomës së Tregtisë, në 2016-n vlerësohet se mund të falimentojnë edhe 63 mijë të tjera, për shkak se kontrollet mbi kapitalin, që qeveria vuri verën e këtij viti, kanë thelluar krizën e likuiditetit.

Shumica e ndërmarrjeve përballen me vonesa në pagesa dhe pamundësi financiare. Nga ana tjetër, 7 vite krizë kanë çuar në një rënie të thellë të konsumit, i cila vlerësohet gati 42 për qind, duke rrudhur të ardhurat e bizneseve, veçanërisht atyre të vogla e të mesme.

Mësymja e bizneseve greke në rajon mund të jetë një mundësi e mirë për ekonomitë fqinje, përfshirë Shqipërinë, për të përfituar kapital dhe investime të reja, të cilat krijojnë vende pune dhe gjenerojnë prodhim në ekonomi.

Të dhënat tregojnë se, deri më tani, përfituesja kryesore nga eksodi i kapitalit grek ka qenë Bullgaria, ku prej vitit 2009 janë shpërngulur mbi 10 mijë biznese greke, të cilat kanë investuar në total mbi 4.5 miliardë euro në ekonominë bullgare.

Mediat në Athinë i bënë jehonë javë më parë, lajmit që qeveria shqiptare do të hiqte taksën për biznesin e vogël nisur nga janari i 2016-s dhe sipas tyre, shumë biznese greke mund të transferohen në Shqipëri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre