58 milionë euro fituan bankat komerciale në kohë të pandemisë COVID-19

E publikuar: 12/11/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19 është stabil, likuid, mirë i kapitalizuar dhe me afarizëm pozitiv, kështu tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti në konferencën për media.

Guvernatori Memmeti ka siguruar se sistemi financiar është i sigurt me sistem efektiv të kontrollave të brendshme.

Ai tha fitimi i bankave komerciale në këtë kohë të pandemisë është 58 milionë euro.

Derisa në pyetjen e gazetarëve për rastin e humbjes së dy milionë eurove, guvernatori tha se ka qenë transfer i rregull dhe BQK nuk mban përgjegjësi.

“Pasojat ekonomike janë evidente, parashikimet e rënies ekonomike për 2020 janë 7.2 përqind. Remitencat këtë viti kanë shënuar 608 milionë euro të hyra”, tha ai.

Ai tha se çdo ditë vonesë për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka pasoja të mëdha.

“Është shqetësuese mos miratimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Mehmeti.