Xhaferi ka treguar se VMRO-DPMNE propozoi saktësisht 35 mijë e 569 amandamente, prej të cilave 33 mijë 874 amandamende për nenin 22 që kanë të bëjnë me gjobat, duke menduar kësisoj ta pengojnë miratimin e Ligjit.
“Nga të gjitha analizat që kam bërë, dilte se po që se parlamenti futej në ndryshimin e këtyre amandamenteve, i binte se parlamenti do të duhej të punonte 300 ditë pune nga 10 orë vetëm për këtë punë, pa pushim e pa llogaritur ditët e festave. Opozita futej në një fazë kur më jo vetëm se do të bllokohej puna e Ligjit, por do të bllokohej puna e Kuvendit, dhe me këtë Maqedonia futej në një krizë të re parlamentare e politike që nuk i kontribuonte askujt, e më së paku shtetit dhe qytetarëve”, ka thënë Xhaferi.
Xhaferi tregon se si shkoi e gjithë rruga e miratimit të Ligjit për Gjuhët
I pari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, po e sheh si punë të kryer, së paku sa i përket procedurave parlamentare çështjen e Ligjit për Gjuhët.
“Tash topi është në tavolinën e presidentit Ivanov. Do të zgjedhë që të shkelë Kushtetutën apo që të respektojë atë”, ka thënë Xhaferi në Shkup, në një intervistë për Interkativ të KTV-së.
Xhaferi thotë se është duke shikuar e hulumtuar pasojat që mund të sillte mosnënshkrimi i mundshëm i Ligjit nga presidenti.
“Për ne është çështje e mbyllur. Patjetër se do të shpallet edhe në Gazetën Zyrtare brenda afatit”, ka thënë Xhaferi.
Ai ka thënë se Ligji bazohet në nenin 5 të Kushtetutës.
Në një intervistë për KTV-në kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shpjeguar mënyrën e menaxhimit të situatës. Ai ka treguar se diskutimet për këtë ligj qenë bërë që kur Nikolla Gruevski, që kishte fituar zgjedhjet dhe kishte marrë nga Presidenti mandatarin për të formuar Qeverinë nuk po arrinte ta bënte një gjë të tillë, e në anën tjetër partitë shqiptare ishin rreshtuar për krah Zoran Zaevit që kishte garantuar përkrahjen ndër të tjera edhe për Ligjin për Gjuhët. Xhaferi që vjen nga radhët e BDI-së ka kujtuar gjithashtu se me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit kishte një dakordim për po këtë ligj për gjuhët, por se nuk kishin arritur të merreshin vesh për statusin e Prokurorisë Speciale të shtetit.
“Në diskutimet e më pastajme me LSM-në e zotit Zoran Zaev, dy blloqet politike janë marrë vesh që pjesë e programit qeverisës të jetë edhe Ligji për Gjuhët. Edhe pse ishte paraparë që 100 ditëshin e parë të miratohej Ligji, rezultoi që nuk kishte mundësi procedurale që të bëhet kjo, dhe pat arsye. Me tu formuar trupat punues u arritën kushtet që Ligji të procedohej tutje. Në shtator të vitit 2017 ligji ka hyrë në agjendë dhe ka kryer të gjitha procedorat e nevojshme. Debati vazhdoi deri më 11 janar të vitit rrjedhës, me çka shumica parlamentare e votoi me 69 vota pro në votimin e përgjithshëm, dhe në votimin e dyfishtë me 27 vota nga prezentët dhe më këtë u përmbyll procedura në Kuvend dhe Ligji i shkoi Presidentit”, ka thënë Xhaferi, teksa shton se e dinte se kreu i shtetit nuk do ta nënshkruante Ligjin.
Brenda afatit ligjor ne kemi kthyer sërish në procedurë Ligjin.
Xhaferi ka thënë se nuk trembet nga mundësia e padisë nga VMRO-DPMNE për shkelje në miratimin e Ligjit për Gjuhët.
“Është e drejtë e çdo kujt që të mendojë çfarë të dojë. Nëse mendojnë se kam shkelur Ligjin le t’i drejtohen procedurave gjyqësore. Pse të lodhem unë për atë punë, nuk kam pse të lodhem”, ka thënë Xhaferi./koha.net/