Pamje nga vendi i ngjarjes ku po kërkohen policët në Lepenc (FOTO)

E publikuar: 29/04/2018 01:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas aksidentit të ndodhur në Kaçanik, të gjitha njësitë relevante janë angazhuar në kërkim tē dy policëve të zhdukur pas rënjes së tyre me veturë në lumin Lepenc, njofton Klan Kosova.

Sipas dëshmitarëve, në veturë ishin tre persona, por fatkeqësisht dy nga ta ende nuk kanë arritur të gjenden.

Për t’iu dal në ndihmë në gjetje e trupave, janë angazhuar zjarrëfikës dhe zhytës nga Forca e Sigurisē së Kosovës ndërsa dhe banorët e lagjes nuk kanë hezituar ndaj kërkimeve.

Fotografitë më poshtë janë shkrepur nga vendi i ngjarjes: