Arben Gashi sqaron takimin me deputetin e AAK’s

E publikuar: 21/06/2017 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka sqarue takimin e tij me deputetin e Aleancës, Rrustem Berisha.

Ai ka reague ndaj shkrimeve të disa portaleve lidhun me këtë takim.

Gashi, në nji status në Facebook, ka shkrue për fotografitë që u publikuen sot nga disa portale gjatë nji takimi mes anëtarit të LDK’s dhe ish-deputetit Gani Geci.

Gashi ka përmendë edhe publikimin e fotografive të tij dhe disa deputetë të LDK’s me Berishën e AAK’s, tue thanë se ishin përshëndetë me të. Të gjitha këto ai i ka quejt si lajme me përmbajtje të rrejshme dhe tendecioze.

Ky asht shkrimi i plotë i Arben Gashit:

Të pavërtetat që disa portale vazhdojnë të publikojnë, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit tim, po vazhdojnë.

Sot, portali botapress, dhe një varg portalesh tjera që më pas ricikluan lajmin, publikuan një foto ku një ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u afrua dhe na shoqëroi për pak minuta mua dhe dy miq të mij në tavolinë për të na përshëndetë. E portalet, bazuar në atë foto, ndërtuan lajm krejtësisht të rrejshëm, me hipoteza të pavërteta rreth motivit të këtij bashkbisedimi.

Kjo ishte veç një përsëritje e një situate të ngjashme të ndodhur disa ditë më parë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku rastësisht unë dhe disa deputet të LDK-së u takuam me deputetin Rrustem Berisha dhe u përshëndetëm. Titulli dhe përmbajtja e lajmit ishin plotësisht të rrejshme dhe tendencioze.