Gjilani dhe Anamorava si krejt Kosova janë bërë bashkë për rrugëtimin tone drejt fuqizimit të shtetit të Kosovës.
Na duhet shumë punë për ta reformu sistemin e arsimit, për ta shndërru arsimin në themelin e zhvillimit të vendit, në çdo fushë – në ekonomi posaçërisht.
Kemi humbur shumë shanse, por reforma e thellë në arsim do të ndryshojë gjendjen e tashme.
Me një arsim cilësor, të avancuar, modern në përputhje me nevojat e vendit do të krijojmë kuadro të përgatitura dhe të profesionalizuara për tregun e punës dhe në përputhje me nevojat adekuate, do ta ngrisim shpirtin e ndërmarrësisë dhe do t’i aftësojmë të rinjtë tanë që të jenë të gatshëm për t’u përballur me sfidat e kohës dhe konkurrencën në Kosovë dhe jashtë saj.
Ne do ta depolitizojmë sistemin e arsimit, do të investojmë në infrastrukturë dhe do t’ia kthejmë dinjitetin mësimdhënësve tanë.
Me 11 qershor, bashkohu edhe ti!
#KohapërFillimineRi!
RH



























