Veseli: Veç Serbia se njeh flamurin e shtetit të Kosovës

E publikuar: 04/06/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një tubimi zgjedhor me qytetarët e Ferizajt, ka thënë se në Ferizaj do të fitojnë bindshëm për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. Veseli përpara qytetarëve përsëriti edhe njëherë programin duke iu vënë fokus të veçantë ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë e arsimit.
Kreu i PDK’së u shpreh se shtetin s’mund ta udhëheqin njerëz që s’kanë guxim të marrin vendime e që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“S’mund ta udhëheq Kosovën dikush që njeh si shtet të pavarur, shtet sovran, veç Serbia se njeh flamurin e shtetit të Kosovës, a ju besohet këtyre?”. Tutje ai është shprehur që vendi nuk ka më kohë për të humbur. Thotë se Kosova nuk duhet ta humbë miqësinë me SHBA’në. Anglinë, Gjermaninë, Francën si dhe Italinë.

“Kosova ka nevojë që populli mos të ndahet, nuk kemi kohë për të humbur, nuk ka as Kosova jonë asnjë komoditet për t’i humb miqtë e vet, me SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali”, ka thënë Veseli.

“Fillimi i ri – Pas 12 qershorit mos të vonohemi, por të ecim fuqishëm përpara, shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane, fuqizmi ekonomik, transformimi i vendit tonë në një vend të zhvilluar ekonomikisht”.