202 milionë Amerika, 34 milionë Kosova, kështu duken bateritë për akumulimin e rrymës

E publikuar: 14/05/2022 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela ka postuar një fotografi se si duken bateritë për akumulimin e rrymës, për të cilat janë dhënë 236.7 milionë dollar.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se Kosova ka përfunduar me sukses negociata për një program 5-vjeçar të Kompaktit me MCC, e cila kap vlerën e 236.7 milionë dollarë, nga kjo vlerë, 34 milionë dollarë janë kontribut nga Kosova.

Ai shtoi se program do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve për ruajtjen e baterive të energjisë dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në energji.

“#Kosova përfundoi me sukses negociatat për një program 5-vjeçar të Kompaktit me@MCC me vlerë 236.7 milion dollarë, që përfshin 34 milion dollarë kontribut nga Kosova. Programi do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve për ruajtjen e baterive të energjisë dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në energji”, shkroi Vela.