Tre vjet pa Paul Walker, mesazhi prekës i Tyrese Gibson (Video)

E publikuar: 01/12/2016 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga miqtë më të ngushtë dhe aktor në Fast and Furious, Tyrese Gibson ka përkujtuar Paul Walker në tre vjetorin e vdekjes së tij tragjike.

Walker vdiq më 30 nëntor të 2013, pasi Porsche Carrera GT u përplas dhe shpërtheu në flakë. Të gjithë miqtë e tij e përkujtojnë sot me dhimbje, ndërsa Gibson ka postuar një videomontazh me kolonë zanore “Coming Home”.

Në diçiturën e videos ai shkruan: “Kjo javë është gjithmonë e vështirë për të gjithë ata që e njohën personalisht me 14 vjet të qeshura, përqafime dhe dashuri për një nga njerëzit më të mirë!!!! Më 30 nëntor ne humbëm një ëngjëll! Paul e trajtonte këdo me respektin më të madh dhe u largua nga rruga e tij për të bërë të gjithë të ndjehen të rëndësishëm…. të dua dhe më mungon i shtrenjti im. Ne thjesht i kërkojmë lutje për ty në të gjithë botën, për vajzën e tij dhe mbesën tonë, Meadow Walker dhe vëllezërit e tij të dashur, Cody dhe Caleb, prindërit … Shpirti të pushoftë në paqe, dhe shpresojmë se të bëjmë krenar çdo dit!!! Qëndro në parajsë! P- Dubber!!!”.

Ndërsa Vin Diesel, miku i tij më i ngushtë ka ndëruar foton e Facebook me një foto të tijën dhe të Paul.

/ Top Channel