1728 tiketa të shqiptuara, 80 aksidente trafiku në 24 orë

E publikuar: 01/08/2018 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar.

Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara nga ana e policisë gjatë ditës së martë ka arritur në 1 mijë e 728.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 17 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.