Bie numri i lindjeve e rritet ai i shkurorëzimeve, në Kosovë

E publikuar: 15/04/2026 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2 mijë e 2 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë 30 lindje janë meshkuj dhe 972 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026.

“Gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 901 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 463 janë meshkuj dhe 438 janë femra. Krahasuar me muajin janar 2026, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar (21,2%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak”, thuhet në raportin e ASK-së.

Gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 901 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 463 janë meshkuj dhe 438 janë femra. Krahasuar me muajin janar 2026, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar (21,2%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak.

Përveç kësaj, sipas ASK-së, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 969 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin janar 2026, në muajin shkurt 2026 ka ulje të numrit të kurorëzimeve rreth (29,4%).

Kurse, në këtë periudhë janë regjistruar 135 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin janar 2026 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve ne muajin shkurt 2026 për (53,4%).