Ymeri krahason marrëveshjet e Serbisë me Kroacinë dhe atyre me Kosovën

03.12.2015 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ymeri krahason marrëveshjet e Serbisë me Kroacinë dhe atyre me Kosovën

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një postim në rrjetin social në Facebook, ka bërë një krahasim të marrëveshjeve mes Serbisë me Kroacinë dhe ato të Kosovës.

Ymeri thekson se “ka një marrëveshje tjetër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të rajonit preambula e së cilës fillon kështu: Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Kroacisë (këtu e tutje ‘Palët kontraktuese’, … Kjo marrëveshje e nënshkruar në vitin 1996, pra një vit pas përfundimit të luftës, që në fjalinë e parë e siguron ekzistencën e dy shteteve”, ka sqaruar Ymeri.

“Këto dy shtete pastaj që në Nenin 1 të Marrëveshjes zotohen se ‘Palët kontraktuese do të respektojnë njëra tjetrën si shtete të pavarura, sovrane dhe të barabarta brenda kufijve të tyre ndërkombëtar’. Në nenin 8 Palët zotohen se ‘do t’ua garantojnë kroatëve në Jugosllavi dhe serbëve dhe malazezëve në Kroaci të gjitha të drejtat që u takojnë sipas ligjit ndërkombëtar’. Tjerat janë histori”, ka shkruar lideri i VV-së.

Ymeri në postimin e tij në Facebook, ka krahasuar marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, e cila sipas tij, nuk ka asnjë referencë të Kosovës.

“Marrëveshja që njihet me emrin e ngjashëm, më saktësisht ‘Marrëveshja e parë e parimeve që udhëheqin normalizimin e marrëdhënieve’, e nënshkruar mes Thaçit e Daçiqit, nuk ka asnjë referencë të Republikës së Kosovës. Nuk ka as Preambulë. Nuk përmenden as palët (përveç në pikën 14 ku përmenden anët në fjalinë ‘asnjëra anë…’). Kjo fillon me këtë pikë: ‘Do të ketë një Asociacion/Bashkësi të komunave me shumicë serbe në Kosovë.’”, ka sqaruar Ymeri.

“Në këtë rast nuk ka dy shtete por një ‘Zajednicë’ e komunave me shumicë serbe në Kosovë (vëreni pa Republikë). Tjerat janë histori e ‘Zajednicës’”.

“Të dy këto marrëveshje janë të arritura nën siglën e Normalizimit të Marrëdhënieve mes shteteve. Por natyrisht, duke i parë dallimet drastike në tekst, vetëm njëra mund të jetë e tillë. Ajo e nënshkruar mes Kroacisë dhe Jugosllavisë i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për njoftim dhe e ka karakterin e Marrëveshjes ndërkombëtare. Kjo tjetra e nënshkruar mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit nuk e ka as emrin e aq më pak postin e Hashim Thaçit, por vetëm nënshkrimin”, ka theksuar Ymeri.

“Në të parën normalizohen marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Jugosllavisë. Në të dytën normalizohet ‘Zajednica’, por edhe marrëdhëniet mes Thaçit e Daçiqit, të cilët prej dhe fal këtij dialogu u bënë miq”.

“Kjo ‘Zajednicë’, dhe miqësia e Thaçit me Daçiqin, e rrënojnë Republikën, e mohojnë historinë kriminale të Serbisë në Kosovë, dhe e defunksionalizojnë shtetin. Thaçi le ta mbajë mikun e tij, por Kosova nuk do ta mbajë ‘Zajednicën’”, ka shkruar në fund Ymeri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun