12 këshilla si të jesh më tërheqës për partnerin tënd

19.03.2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
12 këshilla si të jesh më tërheqës për partnerin tënd

Një ndër dilemat më të mëdha për femrat është : Si të jemi më tërheqëse për partnerin tonë?

Natyrisht që ekzistojnë disa zgjidhje për këtë gjë që nuk janë dhe aq të vështira, mjafton t’i zbatoni sa herë të mundni.

Për të qenë sa më tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit tuaj duhet të zbatoni këto rregulla:

Buzëqeshni

Mbajeni buzëqeshjen në fytyrë. Kur buzëqeshni, dukeni më miqësorë dhe të afrueshëm. Njerëzit e kanë të lehtë të merren vesh me ju. Harroni si ndiheni, buzëqeshni!

Kujdes qimet e fytyrës!

Është e rëndësishme të kujdeseni për qimet e fytyrës. Burra, duhet të rruheni rregullisht. Nëse doni të mbani mjekër, duhet ta mbani të rregullt. Gratë duhet të heqin vetullat rregullisht.

Mbaji flokët bukur

Flokët janë kurora juaj. Kujdesuni! Një pamje e bukur është hapi i parë për të tërhequr dikë. Priti flokët rregullisht sepse është e rëndësishme që të jenë të shëndetshëm. Mbaji të pastër dhe të rregullt. Është vërtet e rëndësishme për një pamje tërheqëse.

Vishni rroba që ju rrinë mirë

Veshja ka vërtet rëndësi. Njerëzve u pëlqejnë ata që janë të veshur mirë. Kështu që tregoni kujdes me veshjet. Zgjidhni rroba që ju rrinë mirë në trup. Veshjet më të mëdha ose shumë të ngushta ju bëjnë të dukeni të çuditshëm.

Shikojini njerëzit në sy

Kontakti i syve është i rëndësishëm kur flisni me një person. Nëse e ruani kontaktin e syve, njerëzit do të ndihen të rëndësishme dhe të lumtur. Disa kanë ndrojtje për ta parë tjetrin në sy. Ky nuk është një problem i madh. Fillo me njerëzit më të afërt. Shikojini në sy kur flisni me ta. Pastaj provojeni me të huajt.

Ecni me vetëbesim

Kini vetëbesim kur ecni. E dini si ecet? Trupi i shtendosur dhe koka lart do ju bëjnë të dukeni me besim te vetja. Nëse dukeni me besim, do dukeni më tërheqës, pasi vetëbesimi është pjesë e saj.

Mbani aromë të këndshme

Askush nuk i ka qejf njerëzit që vijnë erë të pakëndshme. Të gjitha hapat për të qenë tërheqës do rrëzoheshin nëse do lëshonit një aromë të keqe. Kështu që kujdes. Bëni dush çdo ditë dhe përdorni deodorant rregullisht. Lajini dhëmbët rregullisht. Mund të përdorni medikamente për të larguar frymën e rëndë.

Qetësohuni

Jeni të shqetësuar gjithë kohën çfarë po mendojnë të tjerët për ju? Nëse po, duhet të mundoheni ta largoni këtë zakon të keq. Ki guxim të hapesh me të tjerët. Komunikoni me ta dhe mos u tregoni të rëndë. Nervozizmi nuk pëlqehet. Kështu që, shfaquni të sigurt e të qetë para njerëzve.

Qeshni dhe bëjini të tjerët të qeshin

Është një shprehje, “e qeshura është ilaç”. Kur qeshni, njerëzit pranë jush ndihen mirë dhe ka më shumë mundësi të ndihen më të lumtur me ju. E qeshura do ju bëjë më tërheqës. Më e rëndësishmja, nëse i bëni njerëzit për të qeshur, do i bëni të lumtur. Dhe do trajtoheni me të njëjtat emocione.

Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është e rëndësishme. Nëse me gjuhën e trupit dukeni të zënë, njerëzit do të shmangin. Ato do mendojnë që nuk doni t’ju shqetësojnë, ndërsa nëse shfaqeni të lehtë dhe të qetë, njerëzit do ndihen komod për t’u afruar me ju.

Bëni pyetje

Mos flisni vetëm për vete gjithë kohës. Ndërsa bisedoni me të tjerët, bëni pyetje, por jo për gjëra të papërshtatshme. Kur i pyesni, njerëzit mendojnë që jeni të interesuar për t’i njohur dhe do ndihen më të rëndësishëm.

Vishni rroba me ngjyra të çelura

Vishni rroba me ngjyra. Tregoni kujdes që të shmangni disa ngjyra që nuk janë të përshtatshme për vendin ku shkoni. Zakonisht, ngjyrat e hapura tërheqin njerëzit. Gjithashtu ju do dukeni me më shumë vetëbesim. /Pergatiti ne shqip Revista Class.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)