Morën vota të mjaftueshme për deputetë, por 11 nga 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që të sfidojnë veten edhe për kryetarë të komunave, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin më të madh të kandidatëve tw cilwt janë zgjedhur deputetw, por që do të garojnë për kryetar.
Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, edhe pse ka marrë shumë vota për deputet menjëherë pas zgjedhjeve ka liruar postin për të garuar sërish për të parin e Prishtinës.
VV ka kandiduar edhe deputetin Driton Çaushi për kryetar të Gjakovës, Faton Topallin për Ferizaj, Mytaher Haskukën për Prizren, Sami Kurteshin për Gjilan dhe Qëndron Kastratin për Kamenicë.
PDK kësaj radhe ka vendosur që në zgjedhjet lokale të garojë kryesisht me emra të rinj. Vetëm dy nga ta janë deputetë të zgjedhur. Nga PDK-ja për kryetar komune të Gjilanit do të garojë Zenun Pajaziti ndërsa për Ferizaj Agim Aliu, të dy deputetë të zgjedhur, raporton ksp.
Nga Nisma për Kosovën për kryetar komune të Prizrenit do të garojë Zafir Berisha, ndërsa Mimoza Kusari-Lila e cila është zgjedhur si deputete e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në ka vendosur që të garojë në Gjakovë.
E LDK-ja ka kandiduar për kryetar të Prishtinës, deputetin Arban Abrashi, ish-ministër në Qeverinë Mustafa.
nuk ka kandiduar asnjë deputet për kryetar komune. Fillimisht është përfolur se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, por AAK në këtë qytet do të garojë me Bashkim Ramosajn.



















