​OLAF zbuloi dezinfektuesin e importuar nga Turqia – shumë i rrezikshëm për shëndetin

E publikuar: 18/12/2020 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e BE-së Kundër Mashtrimit (OLAF) ka sekuestruar gati 140,000 litra pastrues dore, të prodhuar në Turqi, i cili është i rrezikshëm për shëndetin për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të metanolit.

Përdorimi i sanitizuesve të duarve të kontaminuar me metanol mund të shkaktojë dhimbje koke, vizion të paqartë, të përziera dhe të vjella, humbje të koordinimit dhe ulje të niveleve të vetëdijes. Metanoli ka një efekt toksik të drejtpërdrejtë në nervin optik, dhe gëlltitja mund të çojë në verbëri.

Hetimi i OLAF ka identifikuar disa kompani në vende të ndryshme anëtare të BE, duke përfshirë Irlandën dhe Danimarkën, që urdhëruan pastrues dore nga i njëjti prodhues turk.

Prodhuesi turk operon me disa emra të ndryshëm që OLAF ka qenë në gjendje t’i identifikojë dhe t’i lidhë së bashku. Emrat e të gjitha kompanive të përfshira në të cilat u gjet produkti i diskutueshëm nuk u publikuan për shkak të fshehtësisë së hetimit.

Drejtori i përgjithshëm i OLAF Villa Itala tregon se hetimi po vazhdon.

“Pothuajse 140,000 litra janë kapur deri më tani, hetimet në vendet anëtare po vazhdojnë,” tha ai.

“Që nga fillimi i pandemisë, OLAF ka luftuar në mënyrë aktive kundër materialeve të paligjshme të lidhura me COVID-19, të tilla si maska të falsifikuara dhe nën standard të fytyrës, teste të shpejta, dezinfektues të duarve. Këto produkte duhet të mbrojnë njerëzit, jo t’i dëmtojnë ata. Hetimet e OLAF deri më tani kanë zbuloi mbi 900 kompani të përfshira në të dhe lista vazhdon të rritet,” shtoi Villa Itala.