​Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 24.000 vaksina antiCOVID-19

E publikuar: 28/06/2021 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 14.040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më herët këtë mbrëmje mbërritën në ISHP edhe 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti i qeverisë kroate.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thekson se deri tani Shqipëria ka administruar 1.103.690 vaksina antiCOVID-19.

“Edhe 24,040 vaksina antikovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në ISHP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate. 1 milion e 103 mijë e 690 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”, tha Rama.

Prej 11 janarit në Shqipëri po vijon vaksinimi i popullatës, ndërkohë qeveria ka lajmëruar se më 29-30 qershor do të jenë ditët e hapura të vaksinimit të personave mbi 18-vjeç.