​Hoti-Richardson nënshkruajnë Kornizën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ekonomik 2021-2025

E publikuar: 03/12/2020 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në vendit tonë.

Hoti me këtë rast vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër COVID-19.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, tha kryeministri Hoti.