​OAK rikërkon nga Qeveria largimin e kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset

30.11.2020 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​OAK rikërkon nga Qeveria largimin e kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën jemi, ripërsërit kërkesën që të largohet ora policore dhe kufizimet në orar dhe të shtohen masat gjatë 24 orëve.

Sipas OAK, situata e shkaktuar në vend si pasojë e pandemisë ka bërë që sektori privat të mbetet më i godituri e në mesin e të cilëve janë edhe prodhuesit vendor. Gjendja e tyre ka shkuar duke u rënduar veçanarisht pas masave të fundit të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Arsyeja qëndron se gjatë gjithë ditës jemi duke parë qarkullim masiv të qytetarëve në shitore, rrugë dhe kafene ku nuk është duke u respektuar pothuajse asnjë rregull si numri i kufizuar në bazë të metrave katrore në një shitore apo market, numri i kufizuar në lokale dhe largësia 2 metra nga tavolina apo numri maksimal prej 5 personave që lejohen të jenë në një tavolinë. OAK rikërkon heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK që mbanë në vazhdimësi me bizneset. OAK kërkon sërish që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim. Ritheksojmë se ne jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për shëndetin tonë, mirëpo krahas shëndetit duhet të mendohet edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Andaj, OAK rikërkon largimin e kufizimeve të deritanishme të vëna nga Qeveria e Kosovës dhe respektimin në mënyrë restriktive të masave të parapara nga IKSHPK-ja”, thuhet në komunikatën e OAK.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili edhe më tutje nuk është duke kaluar, OAK kërkon që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve si lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njejtë edhe në rastet e blerjes brenda vendit, të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta, të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi, ulja e Tvsh-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke situmuluar kështu rritjen e konsumit, si dhe të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

I arrestuar për vrasje/ Tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj

I arrestuar për vrasje/ Tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj

Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë

Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë