Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

E publikuar: 22/10/2018 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ajo përsëriti pikëpamjen e BE-së se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme që procedurat të kryhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për të marrë parasysh “interesin dhe shqetësimet” e të gjitha palëve.”Procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe për të marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë partnerët, subjektet dhe organizatave përkatëse”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug, transmeton Express.

Ajo nuk ka komentuar se si do të ndikojë miratimi në parim i ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e Listës Serbe, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së. Kocijançiq tha se BE mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së BE-së për Ballkanin