Zogaj: FBI të hetojë rastin e Astrit Dehari

E publikuar: 08/11/2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Petrit Zogaj ka kërkuar që FBI të merret me hetimet për rastin e ish-aktivistit Astrit Dehari.

Zogaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo tentim i institucioneve për hetimin e këtij rasti duhet të suspendohet menjëherë.

“FBI-Byroja Federale e Hetimeve duhet me u ftu per hetime per rastin Dehari. Çdo tentim i institucioneve te Kosoves me e hetu kete rast duhet te suspendohet menjehere.

 Policia, Prokuroria dhe gjithe keto institucionet tjera, le te merren vesh ne mes vete, nese mund ta bejne nje gje te tille”, ka shkruar Zogaj në Facebook. /Telegrafi/