Zjarrfikësi tajlandez demonstron si mund të nënshtrohet gjarpri kobra, vetëm me një peshqir (Video)

E publikuar: 25/10/2018 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Somjat Kon Topya ka demonstruar se si mund të nënshtrohet një gjarpër kobra, po që se hyn në tualet – vetëm duke ia hedhur sipër një peshqir.

Pasi ishte ftuar në një shtëpi në Bangkok të Tajlandës, që ta kapte gjarprin helmues, zjarrfikësi 31-vjeçar ka vepruar me qetësi, derisa tregonte të tjerëve se si duhet vepruar, transmeton Telegrafi.

“Paniku është gjëja më e keqe, në rast se në shtëpi iu hyn ndonjë kafshë e rrezikshme. Mundohuni që kobrës t’ia hidhni sipër një peshqir dhe menjëherë kërkoni ndihmë”, ka thënë zjarrfikësi tajlandez.

Hapësirat e mbyllura dhe të errëta, iu humbin orientimin gjarpinjve dhe mund të shërbejë që njerëzit t’ju shmangen dhe të shpëtojnë prej tyre. /Telegrafi/