Zhytësit iu grumbulluan përreth mijëra peshq të vegjël, po iknin nga një peshkaqen (Video)

E publikuar: 07/08/2018 01:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tobias Sacht ishte duke u zhytur në bregdetin e Hurghada të Egjiptit, kur iu grumbulluan përreth mijëra peshq të vegjël.

I mahnitur me gjallesat që i notonin pranë, zhytësi as që e pa që prapa po i vjen një peshkaqen gjigant, transmeton Telegrafi.

“I shihja miqtë që më filmonin, ndërsa mijëra ndodhesha në topin e peshqve. Kam mundur të sulmohem prej peshkaqenit”, ka thënë Sacht.

Madje, miqtë e tij janë shprehur që janë xhelozë, pse peshqit nuk u grumbulluan te ata, që të përjetonin ndjenjën e rrallë.

Kur peshqit e vegjël ndjehen në rrezik, ata mblidhen së bashku dhe notojnë në mënyrë sferike.

Në këto momente, zhytësit e shfrytëzojnë rastin që t’ju hynë në mes dhe të bëjnë fotografi, por nuk ka ndodhur më parë, që të grumbullohen rreth një zhytësi dhe që vazhdojnë të rrotullohen. /Telegrafi/