Zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

E publikuar: 22/02/2019 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie të zgjidhet Bedri Istrefi, transmeton Klankosova.

Bëhet e ditur se kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është  Bedri Istrefi.