Zemaj: Nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për menaxhimin e pandemisë

E publikuar: 29/09/2020 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se menaxhimi i deritanishëm i pandemisë është bërë falë donatorëve.

GAMA Electronics dhe Samsung me ofertë të re – pajisjet e këtij brendi vijnë me 5 vjet garancion dhe çmim promocional
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
“Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë̈ ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore)”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombtëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.

Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.
Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!