Zeka: Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllim që ta “djegin” Haradinajn

E publikuar: 16/02/2019 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se partnerët në koalicionin qeverisës nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin. Sipas tij, Limaj, Ahmeti dhe Pacolli synojnë ‘djegien’ e Haradinajt në politikë.

Zeka në DPT te Fidani, në T7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij. “ Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin.

Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.“ Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë”.