Zbulojmë: Qindra mijëra euro qarkullim kishte në kontot e Aleksander Lumezit (DOKUMENT)

E publikuar: 08/04/2015 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës për kryeprokuror të Shtetit, Aleksander Lumezi vazhdon që edhe më shumë se një muaji nga nominim, të mos akreditohet nga e para e vendit, Atifete Jahjaga.

Ndonëse e para e vendit thotë se i ka 60 kohë në dispozicion për ta dekretuar kandidatin për kryeprokuror, Gazeta Blic mëson se Aleksander Lumezi është “pastruar” me ligjin. Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic nga burime të saja nga Inteligjenca Financiare e Policisë së Kosovës, thuhet se Lumezi nuk ka arritur që të argumentoj asnjëherë qarkullimin e madh të të hyrave që ai i kishte.

“Lumezi sipas dokumenteve të Njësisë së Inteligjencës Financiare ka pasur kohë kur në llogari ka pasur qarkullim qindra – mijëra euro, e ndërkohë që nuk dihen se nga kanë ardhur dhe si kanë qarkulluar tërë ato para. Ndërkohë që dihet se sa mund të ketë qarkullim brenda vitit dikush që punon në institucione”, tha ky burim.

Edhe në dokumentet që i ka siguruar Gazeta Blic, Lumezi kishte qarkullim të madh të parave në llogari të tij, si dhe ishte person i autorizuar edhe te llogaritë  e disa personave që kanë mbiemër të njejtë .

Një burim i afërt me procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, ka thënë se një nga arsyet e zvarritjes së përzgjedhjes së kryeprokurorit mund të jetë edhe ky qarkullim i pa argumentuar i Lumezit.

Gazeta Blic ka provuar disa ditë që të marrë përgjigje nga ana e Lumezit, mirëpo ky i fundit nuk ka ka kthyer përgjigje. Madje, nuk u është përgjigjur as SMS-ve të gazetës.

IMG_6330

IMG_6331